• петок, 20 февруари 2026

Luvër i mbyllur për të katërtën herë për shkak të grevës

Luvër i mbyllur për të katërtën herë për shkak të grevës

Paris, 26 janar 2026 (MIA) - Muzeu Luvër sot ishte i mbyllur për të katërtën herë me radhë nga fillimi i grevës të një pjese të personelit, i cili kërkoi kushte më të mira pune nga mesi i dhjetorit, kumtoi muzeu parisien.

Muzeu më i vizituar në botë mbajti disa raunde të negociatave me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë e muzeut, por zgjidhja nuk është afër, njofton "Figaro".

Në Kuvendin e përgjithshëm, të paktën 300 të punësuar në mëngjes votuan për vazhdimin e grevës, e cila filloi më 15 dhjetor që të bëhet e dije për mungesën e personelit dhe dallimet në pagat në krahasim me të punësuarit tjerë në Ministrinë e Kulturës, njoftuan sindikatata CGT dhe CFDT.

"Ajo që neve na duhet është vullneti politik për t'u kompensuar ato dallime në pagat pa anulim", deklaroi Kristian Gallani, përfaqësues të sindikatës CTG, e cila i përfaqëson të punësuarit në muzeun Luvër.

Ai shtoi se dëshiron seriozisht ta kuptojë ministren e Kulturës Rashida Dati, e cila i vlerësoi kërkesat e grevistëve si "legjitime".

Nga fillimi grevës, muzeu ishte i detyruar tre herë tërësisht t'i mbyll dyert. Nga mesi i janarit, Luvër vlerësoi se humbja e të ardhurave të lidhura me grevën është të paktën një milionë euro. bsh/

Foto: Ueb faqja e Luvër

Остани поврзан