Lutkov: 'Shkupi - Kryeqendër Evropiane i Kulturës 2028' është projekt i njerëzve, jo vetëm i institucioneve
- Ky nuk është vetëm një projekt i institucioneve. Ky është projekt i njerëzve. I të gjithë neve. Dhe pikërisht për këtë besoj se "Shkupi 2028" mund të jetë diçka e veçantë, porositi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në konferencën "Formësimi i së ardhmes së Shkupit: Kultura, politikat urbane dhe qytetet evropiane të qëndrueshme", të mbajtur në kryeqytet në kuadër të "Shkupi - Kryeqendër Evropiane i Kulturës 2028".
Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Ky nuk është vetëm një projekt i institucioneve. Ky është projekt i njerëzve. I të gjithë neve. Dhe pikërisht për këtë besoj se "Shkupi 2028" mund të jetë diçka e veçantë, porositi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në konferencën "Formësimi i së ardhmes së Shkupit: Kultura, politikat urbane dhe qytetet evropiane të qëndrueshme", të mbajtur në kryeqytet në kuadër të "Shkupi - Kryeqendër Evropiane i Kulturës 2028".
Ministri theksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë, e cila shpreher përmes mekanizmave institucionale, financiare dhe politike.
"'Shkupi 2028' e ka mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezervë. Mbështetje që nuk është vetëm deklarative, por institucionale, financiare dhe politike. Mbështetje që do të sigurojë vazhdimësi, koordinim dhe stabilitet - tre kushte pa të cilat asnjë projekt i tillë nuk mund të ketë sukses", theksoi Lutkov duke shtuar se për realizimin janë siguruar 20 milionë euro.
Ai e përshkroi titullin "Kryeqendër Evropiane i Kulturës " si një mundësi për një qasje të re ndaj qytetit dhe historisë së tij.
Ai njoftoi revitalizimin e Kalasë së Shkupit, konservimin e ujësjellësit, rikonstruksionin e Sallës Univerzale dhe hapjen e hapësirave të reja kulturore të qasshme për qytetarët. Theksoi se procesi është afatgjatë dhe do të lërë gjurmë të qëndrueshme.
Sipas tij, projekti është një mundësi për lidhje me Evropën, me artistët dhe të rinjtë, por mbi të gjitha është një projekt i njerëzve.
"Sepse, në fund të fundit, ky nuk është projekt i institucioneve. Është projekt i njerëzve. I të gjithëve ne. Dhe pikërisht për këtë besoj se 'Shkupi 2028' mund të jetë diçka vërtet e veçantë", theksoi ministri.
Ngjarja po mbahet në Shkup, me praninë e përfaqësuesve të Qeverisë, vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve kulturore. qa/
Foto: MIA