• сабота, 16 мај 2026

Lutkov: Askush nuk do të largohet nga puna, optimizimi i institucioneve kulturore nënkupton fuzionimin e disa institucioneve

Lutkov: Askush nuk do të largohet nga puna, optimizimi i institucioneve kulturore nënkupton fuzionimin e disa institucioneve

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) – Askush nuk do të largohet nga puna; riorganizimi bashkëkohor dhe optimizimi i institucioneve kombëtare kulturore nënkupton bashkimin e disa institucioneve”, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, duke shpjeguar një segment të Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës 2026–2030, i cili ka të bëjë me autonominë në kulturë dhe riformësimin e parashikuar të rrjetit të institucioneve.

Ka manifestime, tha Lutkov, që punojnë vetëm tre ditë në vit, ndërsa në planin e punësimit, sipas sistematizimit, për to parashihen nga 25 deri në 30 vende pune. Ai theksoi se është e rëndësishme që ato të mos “mbyllen”, por të vazhdojnë të funksionojnë brenda institucioneve të tjera, si departamente ose sektorë.

"Nuk do të ketë shfuqizim të institucioneve në kulturë, por një riorganizim modern të tyre. Ai sqaroi se optimizimi i institucioneve kombëtare nënkupton bashkimin e disa institucioneve që nuk kanë kapacitet të vazhdojnë të funksionojnë me një institucion tjetër që ka nevojë për atë lloj shërbimi. Sipas tij, nuk do të ketë largime nga puna të bartësve të veprimtarive; përkundrazi, pritet rritje e numrit të të punësuarve, me fokus të veçantë te kuadrot profesionale dhe jo te administrata. Askush nuk do të largohet nga puna. Thjesht një institucion do të bashkohet me një tjetër dhe do të funksionojnë më mirë së bashku, ndërsa fokusi ynë do të jetë te kuadrot profesionale në kulturë. Ky shembull tashmë ekziston si në Strategjinë Kombëtare ashtu edhe në dokumentin për riorganizim. Disa nga institucionet e reja që janë formuar më herët, më duket në vitin 2023, janë krijuar pa konsultime dhe analiza profesionale dhe pa nevojë të qartë për arsyen e formimit të tyre, dhe kanë mbetur me vetëm një të punësuar, ndërsa në praktikë ato janë pjesë e manifestimeve. Do të thotë, keni një manifestim që punon tre ditë në vit, ndërsa në planin e punësimit dhe sistematizimit parashihen rreth 25 deri në 30 vende pune. Për ne është shumë më e rëndësishme që ai institucion të mos mbyllet, por të integrohet brenda një institucioni ekzistues si departament ose sektor. Besoni, do të funksionojë shumë më mirë kështu sesa si institucion i pavarur dhe i veçantë,” tha Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Riorganizimi që propozohet, theksoi ministri, është konsultim si me të punësuarit ashtu edhe me drejtorët e atyre institucioneve, si të atyre që do të bashkohen. ashtu edhe të atyre që duhet t’i pranojnë këto institucione kombëtare.

“Riformësimi i rrjetit të institucioneve nuk nënkupton shfuqizim të tyre, por një riorganizim modern në funksion të realizimit të misionit dhe vizionit për të cilin janë themeluar. Asnjë i punësuar në institucionet e kulturës nuk do ta humbasë vendin e punës, por të gjithë do të kenë mundësi të kontribuojnë në punën e institucioneve të tyre,” tha më herët Zoran Lutkov, në fjalimin e tij. ls/

Foto: MIA 

 

Остани поврзан