• вторник, 16 декември 2025

LSDM sot e zgjedhë kryesinë e re

LSDM sot e zgjedhë kryesinë e re

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëroi se sot do të dihet kryesia e re e partisë pasi që me kërkesë të tij në fillim të dhjetorit dha dorëheqje e tërë kryesia, përveç liderit të partisë.

Kryesia e re duhet të konstatohet sot në mbledhjen e sotme të Këshillit qendror. Në intervistën e mbrëmshme për '36 gradë' në RTVM, Filipçe tha se tashmë është gati lista me personat të cilët do të jenë pjesë e kryesisë së re dhe se ajo do të jetë kombinim i njerëzve të rinj dhe me përvojë. Paralajmëroi se pozitën e sekretarit të përgjithshëm do ta ruajë Aleksandar Sasha Dimitrieviq dhe se një prej nënkryetarëve do të jetë ortopedi që ishte kandidat për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Trajanovski.

"Një prej sfidave më të mëdha kur bëhet ekipi është të sigurohet kombinimi i njerëzve me përvojë, që gjithsesi se ka, dhe i të rinjve të cilët dëshirojnë të zhvillohen, të punojnë në atë sferë. Dhe ajo sfidë nuk është vetëm në politikë, por çdokund - të sigurojë ndryshim të gjeneratave. Këtu të jenë ata me përvojë dhe të vjetrit, të dinë se nuk u është kthyer kurrizi, se çdoherë e kanë derën e hapur, se kanë me kë të punojnë, kujt t'ia bartin dijen dhe përvojën. Dhe një ekip i tillë tani do të formohet dhe do të zyrtarizohet nesër", tha lideri i LSDM-së.

Në pyetjen përse ai është i vetmi nga strukturat udhëheqëse të partisë që nuk dha dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet lokale, Filipçe tha se funksionin e ka marrë jo shumë kohë më parë.

Më 2  dhjetor me kërkesë të kryetarit të partisë, dha dorëheqje e tërë kryesia e LSDM-së.

"Me këtë hap moral dhe me përgjegjësi kryesia e LSDM-së ofroi hapësirë për kapitull të ri. Pason periudha e freskimit dhe përforcimit kadrovik, përfshirja e personave të rinj, bazamenti organizativ, mobilizim i brendshëm për forca të reja dhe energji të re në LSDM", kumtuan atëherë nga partia. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан