Ljutkov: Po e rikthejmë brutalizmin si arkitekturë që duhet të përkujtohet si trashëgimi kulturore
- Sot po e rikthejmë brutalizmin si arkitekturë që duhet të festohet, si trashëgimi kulturore. Ju e dini se Posta është një trashëgimi e rëndësishme kulturore në Maqedoni. Nëse themi se qeveria e kaluar ka festuar brutalizmin dhe ka mohuar epokën e bronzit apo atë që është bërë deri në vitin 2017, do të shihni se në ato shtatë vite Posta është dashur të shndërrohet në një lloj lokali, i cili nuk është i përshtatshëm për një hapësirë të tillë, tha sonte ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov.

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Sot po e rikthejmë brutalizmin si arkitekturë që duhet të festohet, si trashëgimi kulturore. Ju e dini se Posta është një trashëgimi e rëndësishme kulturore në Maqedoni. Nëse themi se qeveria e kaluar ka festuar brutalizmin dhe ka mohuar epokën e bronzit apo atë që është bërë deri në vitin 2017, do të shihni se në ato shtatë vite Posta është dashur të shndërrohet në një lloj lokali, i cili nuk është i përshtatshëm për një hapësirë të tillë, tha sonte ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov.
Shkupi ka mundur të sjellë një dimension dhe një kulturë krejtësisht të re përmes brutalizmit, tha Ljutkov duke qenë i ftuar në emisionin "Vin Vin! në televizionin Telma, sepse siç tha ai është një kryeqendër kulturore në të cilin vërtet ka çfarë të shihet. Lidhur me faktin se disa nga objektet brutaliste janë fshehur nga projekti "Shkupi 2014", Ljutkov tha se nuk e arsyeton, por "gjërat mund të ndryshohen dhe të kthehen në pamjen e tyre origjinale, sepse ato vetëm fshihen, por nuk shkatërrohen si rrethanë lehtësuese".
Ai theksoi se nevojiten ndryshime ligjore në pjesën e trashëgimisë kulturore, si dhe të strategjisë kombëtare për të gjtiha objektet të cilat janë nën mbrojtje, sepse siç tha, viteve të fundit ka rrezikim dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore.
"Më në fund do të duhet të prezantojmë trashëgiminë tonë kulturore, sepse për 30 vjet kemi derdhur para në trashëgiminë kulturore, por nuk mund ta shohim kurrë fytyrën e saj të plotë. Prandaj sot po diskutojmë ndryshime ligjore për hapjen e strukturës si institucione qeveritare për t'ia dhënë trashëgiminë tonë kulturore sektorit privat në mënyrë që ai të bëjë biznes prej saj", tha Ljutkov.
Ai vuri në dukje se një nga problemet kryesore është mungesa e infrastrukturës për objektet dhe vendet që janë nën trashëgimi kulturore, duke treguar Kokinon si shembull ku nuk ka energji elektrike. Zgjidhja, thotë Ljutkov, për rritjen e trashëgimisë kulturore është ndryshimi i ligjit, i cili do t'i lejojë sektorit privat të bëjë biznes nga ai dhe kështu të materializohet e gjithë kjo.
"Në këtë mënyrë e gjithë kjo mund të materializohet me një partneritet publik privat. E gjithë bota u hap kështu dhe vetëm ne mbetëm ta mbrojmë e mbyllim. Do të ndjej keqardhje nëse nuk i hapim ligjet tani dhe nuk bëjmë ndryshime", thotë Ljutkov. sa/
Foto: Printskrin