• петок, 15 мај 2026

Liverpull dhe Çellsi barazuan në xhiron e 36-të të Premier Ligës

Liverpull dhe Çellsi barazuan në xhiron e 36-të të Premier Ligës

Liverpull, 9 maj 2026 (MIA) - Liverpulli pasdite barazoi me Çellsin në kuadër të xhiros së 36-të të Premier Ligës angleze.

Golin për Liverpullon e shënoi mesfushori Rajan Gravenberg, ndërsa barazoi Enco Fernandez në minutën e 35-të.

Në fillim të pjesës së dytë, gjyqtari Kreg Poson e anuloi golin e mesfushorit të Çellsit, Koll Palmer, për shkak të pozitës jashtë loje pas intervenimit të VAR-it.

Liverpull ka 59 pikë dhe gjendet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa mbeten edhe dy ndeshje.

Çellsi, me 49 pikë është në vendin e nëntë. Ekipi e ndërpreu serinë prej gjashtë humbjeve me radhë në ligë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан