Ligji për arsimin e lartë të hënën me të gjitha vërejtjet e pranuara sërish në ENER, më pas në procedurë qeveritare
- Ligji për arsim të lartë të hënën sërish do të vendoset në regjistrin nacional elektronik të rregullave (ENER) me të gjitha vërejtjes që janë pranuar gjatë debateve publike apo të kapshme në mënyrë elektronike dhe pas disa ditësh do të dërgohet në procedurë qeveritare.
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Ligji për arsim të lartë të hënën sërish do të vendoset në regjistrin nacional elektronik të rregullave (ENER) me të gjitha vërejtjes që janë pranuar gjatë debateve publike apo të kapshme në mënyrë elektronike dhe pas disa ditësh do të dërgohet në procedurë qeveritare.
Propozim-ligji për arsim të lartë nga fundi i janarit ishte një muaj në ENER së bashku me propozimet për ligjin për cilësi të arsimit të lartë dhe për veprimtarinë shkencore hulumtuese, ndërsa MASH-i plotësisht krijoi edhe e-adresa të posaçme për sugjerime dhe vërejtje.
Gjatë shkurtit u organizuan edhe debate publike me universitetet publike dhe private në mënyrë që të dëgjohen mendimet e profesorëve, ndërsa ministrja Vesna Janevska disa herë theksoi se të gjitha argumentet përmbajtësore do të sendërtohen në tekstin përfundimtar të propozim-ligjit.

"Të hënën sërish do të parashtrohet në ENER, dy-tre ditë, në mënyrë që të shihen ndryshimet që janë bërë dhe menjëherë më pas do të shkojë në procedurë qeveritare. Shumë vërejtje i pranuam, gjithçka që konsideruam se është konstruktive, diku ku kemi bërë ndonjë lëshim, pa marrë parasysh nëse është nomoteknik apo më pak thelbësor. Ligji është punaur gjatë kohë, janë konsultuar shumë ekspertë dhe shumë ligje të tjera. Konsideroj se verzioni përfundimtar i respekton kërkesat evropiane për përmirësim të cilësisë në arsimin e lartë", theksoi Janevska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas hapjes së konferencës rajonale për arsim të lartë, që sot dhe nesër mbahet në Shkup nën patronatin e MASH-it.
Mes vërejtjeve që janë pranuar dhe do të bëhen pjesë e ligjit, ajo sot i përmendi - një punim më pak si kriter për magjistraturë dhe doktoraturë, duke publikuar punime në bazën Scopus për shkencat humaniste dhe shoqërore, përqindje e ulur e garancës bankare për universitetet private, kritere të reja për kryerje të ciklit të tretë të studimeve sipas kërkesave nga universitetet etj. ab/
Foto: МIА arkivi