Lafçiski për vizitë zyrtare te Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
- Delegacioni i Armatës, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-major Sashko Lafçiski, nga sot deri më 13 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare tw Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Delegacioni i Armatës, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-major Sashko Lafçiski, nga sot deri më 13 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare te Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë vizitës, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, gjenerali Lafçiski, sipas agjendës, do të zhvillojë një takim zyrtar me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral-nënkolonelin Arben Kingji. Në kuadër të vizitës është paraparë edhe takimi me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Fokusi i bisedimeve do të jetë i përqendruar drejt avancimit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh, shkëmbimin e përvojave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe kolektiv, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në menaxhimin e krizave.
Gjatë vizitës, gjenerali Lafçiski do ta vizitojë edhe Regjimentin e operacioneve speciale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në një demonstrim të disa prej aftësive të tyre.
Vizita e delegacionit të armatës së Maqedonisë së Veriut përbën një konfirmim të bashkëpunimit të shkëlqyer dhe marrëdhënieve partnere mes dy armatave, si dhe të përkushtimit të përbashkët për të kontribuar në sigurinë kolektive në kuadër të NATO-s. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s