Lacio e mposhti Atalantën në penallti dhe u plasua në finalen e Kupës së Italisë
- Lacio e mposhti Atalantën mbrëmë në revanshin nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Ndeshja u luajt në "nju Balans Arena" në Bergamo.
Bergamo, 23 prill 2026 (MIA) - Lacio e mposhti Atalantën mbrëmë në revanshin nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Ndeshja u luajt në "nju Balans Arena" në Bergamo.
Lojtari mbrojtës i Lacios, Alesio Romanjoli e hapi rezultatin në minutën e 84-të. Nikoqirët barazuan pas vetëm dy minutave me golin e Mario Pashaliqit.
Ndeshja e parë gjithashtu përfundoi baraz 2:2, kështu që ekipet luajtën edhe dy vazhdime me nga 15 minuta, në të cilat nuk pati gola.
Në penllati Lacio ishte më i suksesshëm me 2:1.
Në finale, Lacio do të përballet me Interin, i cili të martën e mposhti Komon. ab/
Foto: ЕPА