• петок, 20 февруари 2026

Këshilli i BE-së miratoi vendim për sigurim të kredisë prej 90 miliardë eurove për Ukrainën, mjetet e para priten në tremujorin e dytë të këtij viti

Këshilli i BE-së miratoi vendim për sigurim të kredisë prej 90 miliardë eurove për Ukrainën, mjetet e para priten në tremujorin e dytë të këtij viti

Bruksel, 4 shkurt 2026 (MIA) - Këshilli i Bashkimit Evropian kumtoi se ka miratuar sot edhe në nga vendimet e nevojshme për sigurim të kredisë prej 90 miliardë eurove për Ukrainën. Në kumtesë ceket se parashihqet që Kievi të fillojë t'i marrë mjetet e reja në tremujorin e dytë të këtij viti.

Në fund të janarit, Parlamenti evropian votoi për negociata tëpërshpejtuara mes institucioneve evropiane për sigurim të kredisë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Evropës vendosi që kredia të tërhiqet nga tregjet financiare ndërkombëtare dhe të përfshihet vetëm nga vendet e BE-së të cilat dëshirojnë ta bëjnë atë.

Këshilli i BE-së sot e miratoi pozitën e vet për kornizën juridike për kredinë për këtë dhe vitin e ardhshëm, me qëllim të marrëveshjes së shpejtë me PE-në, thuhet në kumtesë. Për vendikmin votuan 24 vende.

Mjetet e dhëna do të dedikohen për mbështetje makroekonomike (30 miliardë euro) dhe mbrojtje (60 milionë euro). Parashihet, mjetet të shpenzohen sipas strategjisë financiare, të propozuar nga pal ukrainase dhe pas miratimit nga ministrat evropianë dhe KE-së.

Pritet, Ukraina të furnizojë armatim kryesisht nga kompani në BE dhe Norvegji, Zvicër, Islandë dhe Lihtenshtajn. Parashihet që shpenzimet për normën e interesit të kredisë të mbulohen nga buxheti i BE-së. Kjo nuk do të ndikojë ndaj kontributeve të Çekisë, Hungarisë dhe Sllovakisë në buxhetin e BE-së, sepse këto vende nuk janë prëfshirë në sigurimin e kredisë, sqarohet në kumtesë.

Pritet që Këshilli i BE-së të kërkojë dakordimin nga PE-ja përmes procedurës me shkrim për ndryshim të rregullave rrjedhëse për buxhetin evropian. Sipas parashikimeve preliminare të Fondit monetar ndërkombëtar, nevojat e përgjithshme të pritura për financim të Ukrainës deri në fund të vitit të ardhshëm të jenë 135,7 miliardë euro, nëse lufta përfundon këtë vit, ceket në kumtesë.

Që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave zyrtare, BE-ja ka siguruar mbi 193 miliardë euro ndihmë për Ukrainën. ab/

Foto: ЕPА

 

Остани поврзан