Këshilli gjyqësor ka konstatuar dyshime serioze për sjellje joprofesionale dhe të papërgjegjshme të një gjyqtari në Gjykatën e Apelit të Shkupit
- Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 538-të, konstatoi dyshime serioze për sjelljen joprofesionale dhe jo të përgjegjshme të një gjyqtari nga Gjykata e Apelit të Shkupit për shkak të vonesës së paarsyeshme të procedurave gjyqësore, që rezultoi me vjetërsim absolut të lëndëve ku u treguan dyshime për një veprim të këtillë edhe nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Manastirit, në një rast që lidhet me heqjen e masës së paraburgimit dhe caktimin e garancisë.
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) – Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 538-të, konstatoi dyshime serioze për sjelljen joprofesionale dhe jo të përgjegjshme të një gjyqtari nga Gjykata e Apelit të Shkupit për shkak të vonesës së paarsyeshme të procedurave gjyqësore, që rezultoi me vjetërsim absolut të lëndëve ku u treguan dyshime për një veprim të këtillë edhe nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Manastirit, në një rast që lidhet me heqjen e masës së paraburgimit dhe caktimin e garancisë.
Në seancë janë shqyrtuar dhe miratuar raportet e grupeve të punës pas inspektimeve të kryera në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe Gjykatat e Apelit në Shkup dhe Manastir. Më pas u theksuan edhe problemet sistemike në mbajtjen e evidencave penale midis policisë dhe gjykatave.
"Edhe më tej do të ekzistoj problem midis të dhënave mbi evidencat penale që i mban MPB dhe asaj që ndodh në gjykata, sepse në vendin tonë ende mungon fshirja e detyrueshme në rrugë zyrtare. MPB shpesh ka një evidencë, gjykatat janë të ngadalta, nuk bëjnë fshirje, kjo bëhet më shpesh me kërkesë të palëve dhe për këtë arsye kjo do të jetë problem", theksoi anëtari i Këshillit gjyqësor, Ivica Nikollovski.
Në seancë është miratuar edhe raporti nga vizita në Gjykatën e Apelit të Shkupit, të prezantuar nga gjyqtarja Antoanella Dimovska e cila doli nga një ankesë anonime për punën e një gjyqtari. Grupi i punës vuri në dukje tejkalimin e afateve për dhënien e vendimeve, si dhe shtyrje të pajustifikuara të seancave publike me kërkesë të avokatëve mbrojtës, gjë që u lejoi të pandehurve të qëndrojnë më gjatë në arrest shtëpiak.
Pavarësisht debatit mbi mënyrën se si formulohen konkluzat, Këshilli gjyqësor miratoi raportet e inspektimeve të grupeve të punës.
Foto: arkivi i MIA-s