Këshilli gjyqësor e miratoi raportin vjetor për vitin 2025, janë zgjedhur 68 gjyqtarë të rinj, janë shkarkuar dy
- Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 541-të e miratoi raportin vjetor për punën e vet për vitin 2025, ku vlerësohet transparenca e rritur, ndryshimet kadrovike dhe veprimi sipas parashtresave dhe procedurave disiplinore.
Shkup, 22 prill 2026 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 541-të e miratoi raportin vjetor për punën e vet për vitin 2025, ku vlerësohet transparenca e rritur, ndryshimet kadrovike dhe veprimi sipas parashtresave dhe procedurave disiplinore.
Sipas raportit, në vitin 2025 Këshilli gjyqësor mbajti gjithsej 24 seanca dhe filloi me punë me një sistem të ri elektronik për regjistrim audio, votim elektronik dhe transmetim të drejtpërdrejtë, me çka u avancuan opinioni dhe transparenca në punën e tij.
Gjatë vitit janë zgjedhur 68 gjyqtarë të rinj nga gjenerata e tetë e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, të cilët u sistemuan në gjykatat themelore. Në të njëjtën kohë, u avancuan në detyrë 17 gjyqtarë - 10 në Gjykatën e apelit të Shkupit, katër në Gjykatën e apelit të Manastirit dhe tre në Gjykatën supreme. Janë zgjedhur edhe 10 kryetarë të rinj gjykatash.
Në pjesën e përgjegjësisë, deri te Këshilli gjyqësor u paraqitën 90 kërkesa për përcaktimin e përgjegjësisë, të cilat përfshinin 161 gjyqtarë. Për 64 kërkesa u konfirmua se nuk janë me kohë ose të pabaza, për 15 procedura është marrë vendim për ndërprerje, ndërsa për 11 procedura ka vazhduar veprimi.

Këshilli ka vepruar edhe sipas 425 parashtresave të qytetarëve dhe personave juridikë, prej të cilëve për 13 ka konfirmuar se janë të bazuara dhe për to po veprohet, ndërsa të tjerat janë hedhur posht si të pabaza.
Këshilli gjyqësor ka debatuar edhe për çështje tjera, mes të cilave edhe kërkesa për ndërprerje të kompensimit të harxhimeve për rrugë për gjyqtarin e deleguar nga Shkupi në Strugë, si dhe debat për parashtresa dhe formimin e komisioneve për përcaktimin e përgjegjësive të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave.
Raporti për vlerësim të jashtëzakonshëm të gjyqtarëve kandidatë për kryetar të Gjykatës administrative është tërhequr nga rendi i ditës. bsh/
Foto: MIA arkiv