• сабота, 16 мај 2026

Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë parashtresa dhe ankesa për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe vetë gjykatave

Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë parashtresa dhe ankesa për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe vetë gjykatave

Shkup, 22 prill 2026 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbajë seancën e 541-të në të cilën në rend dite janë disa pika, mes të cilave edhe raporti për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2025, si dhe raporti për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kryer të punës së gjyqtarëve si kandidatë për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Administrative.

Këshilli, gjithashtu, do të shqyrtojë ankesa dhe parashtresa të paraqitura nga qytetarët dhe personat juridikë lidhur me punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe vetë gjykatave. 

Si pikë e fundit e rendit të ditës është edhe formimi i komisioneve të raportuesve për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан