Këshilli gjyqësor do të shqyrtojë kërkesën për rigjykim të një vendimi të GJEDNJ-së
- Këshilli gjyqësor në seancën e sotme do ta shqyrtojë kërkesën për rigjykim të një vendimi të miratuar nga Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut.
Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme do ta shqyrtojë kërkesën për rigjykim të një vendimi të miratuar nga Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut.
Anëtarët e Këshillit do të vendosin edhe për konstatimin e gjendjes së vërtetuar faktike pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari ose kryetari të gjykatës.
Përveç kësaj, si pikë e rendit të ditës është paraparë formimi i komisioneve raportuese pas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së një gjyqtari ose kryetari të gjykatës si dhe pikë të ndryshme.
Foto: arkivi i MIA-s