Kuvendi ka përcaktuar nevojën për të miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike, duke futur kritere të qarta për profesionalizëm dhe hetime më efikase
- Me 75 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi në seancën e sotme përcaktoi nevojën për miratimin e Propozim0ligjit për Prokurorinë Publike, me çka kaloi fazën e parë të procedurës parlamentare. Për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike është planifikuar të mbahet në ditët në vijim në kuadër të Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Me 75 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Kuvendi në seancën e sotme përcaktoi nevojën për miratimin e Propozim0ligjit për Prokurorinë Publike, me çka kaloi fazën e parë të procedurës parlamentare. Për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike është planifikuar të mbahet në ditët në vijim në kuadër të Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, duke shpjeguar propozim-ligjin para deputetëve, theksoi se zgjidhja e re ligjore modernizon në mënyrë gjithëpërfshirëse organizimin, kompetencat dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë publike, me qëllim luftimin më efektiv të krimit dhe korrupsionit dhe përforcimin e sundimit të ligjit. Potencohet se qëllimi i këtij ligji është ndërtimi i një sistemi prokurorial modern, efikas dhe transparent i cili do të funksionojë në interes të qytetarëve dhe do të kontribuojë në një luftë më efikase kundër krimit dhe korrupsionit.
"Me këtë ligj, po krijojmë kushte për një funksionim më efikas, transparent dhe të përgjegjshëm të prokurorisë publike. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem në të cilin do të mbizotërojnë profesionalizmi, sistemi i meritës dhe llogaridhënia, ndërsa qytetarët do të kenë besim më të madh në gjyqësor", tha Filkov.

Ai potencoi se reforma është rezultat i një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës që filloi në nëntor të vitit 2024 me formimin e një grupi punues në të cilën përfshinte ekspertë, profesorë universiteti, prokurorë, gjyqtarë, avokatë, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë dhe OSBE-në dhe Bashkimin Evropian.
"Në përgatitjen e ligjit përfshin rekomandimet nga Strategjia e zhvillimit të sektorit të Drejtësisë, Axhenda e reformës, rekomandimet e GREKO-s, Udhërrëfyesi i sundimit të ligjit dhe raportet e Komisionit Evropian, theksoi ministri.
Ai tha se Propozim-ligji, së bashku me Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, iu dorëzua për mendim deri te Komisionit të Venecias, i cili dha një mendim pozitiv me disa rekomandime që tashmë janë përfshirë në tekstin përfundimtar. Ligji i ri, siç theksoi, prezanton një sistem të qartë merite për përzgjedhjen, ngritjen në detyrë dhe vlerësimin e prokurorëve, forcon garancitë për pavarësinë e tyre, ndërsa përmirëson organizimin e punës së prokurorëve.
"Prezantojmë një sistem më efikas të vlerësimit të prokurorëve, kritere të qarta për profesionalizmin dhe cilësinë e vendimeve, si dhe organizim më të mirë të rasteve dhe përforcim të qendrave hetimore me qëllim hetime më efikase, tha ministri Filkov. rq/
Foto: Printskrin nga video