• сабота, 16 мај 2026

Kuvendi e vërtetoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore për pezullimin e qeverisë teknike

Kuvendi e vërtetoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore për pezullimin e qeverisë teknike

Shkup, 22 prill 2026 (MIA) - Me 67 vota "pro" dhe 13 "kundër", si dhe një abstenim, Kuvendi në seancën e sotme e vërtetoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me çka zgjidhja ligjore e kaloi fazën e parë të procedurës kuvendore.

Me këtë zgjidhje ligjore krijohen kushte për eliminimin e shkaqeve objektive, për shkak të të cilave është vendosur modeli i qeveririsë kalimtare, gjegjësisht teknike.

Zgjidhja e propozuar ligjore, me zbatimin e anuluar, siç thuhet në elaborimin e propozuesit - Qeveria, ka për qëllim të sigurojë stabilitet, sguri juridike dhe mbrojtje të interesit publik të qytetarëve përmes përfundimi të plotë dhe konsekuent të reformave të filluara 

"Për shkak të nevojës për përdorim racional dhe të përgjegjshëm të financave publike, forcimit të stabilitetit institucional dhe sigurimit të legjitimitetit të plotë demokratik të Qeverisë si bartëse e pushtetit ekzekutiv të zgjedhur nga Kuvendi, ky projektligj përcakton një kuadër ligjor të qartë dhe të zbatueshëm, i cili do të garantojë zgjedhje të drejta dhe transparente përmes institucioneve të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet dhe do të eliminojë zgjidhjet e përkohshme të vendosura nga marrëveshjet politike në të kaluarën",  thuhet në elaborimin e Propozim-ligjit. mb/

Foto: MIA


 

Остани поврзан