Kuvendi e përcaktoi nevojën për të miratuar disa ligje, përfshirë ndryshimet në ligjet për automjetet dhe sigurinë në komunikacion
- Kuvendi në kuadër të seancës së sotme të 92-të, e përcaktoi nevojën për miratimin e disa ligjeve.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Kuvendi në kuadër të seancës së sotme të 92-të, e përcaktoi nevojën për miratimin e disa ligjeve.
Deputetët mbështetën miratimin, me procedurë të shkurtuar, të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pyjet, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Siguri në komunikacionin rrugor dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zhvillim, Prodhim dhe Qarkullim të mallrave ushtarake, me procedurë të shkurtuar.
Mbështetje për lexim të mëtejshëm nuk morën ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Fitim, të paraqitura nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët e Zijadin Selës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s