• сабота, 16 мај 2026

Kuvendi e filloi seancën e 98-të, por me kërkesë të BDI-së debati për qeverinë teknike do të vazhdojë pas një ore

Kuvendi e filloi seancën e 98-të, por me kërkesë të BDI-së debati për qeverinë teknike do të vazhdojë pas një ore

Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Kuvendi sot e filloi vazhdimin e seancës së 98-të në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashikohet shfuqizimi i qeverisë teknike. Për të marrë fjalën u paraqitën 13 deputetë, por koordinatorja e Frontit Evropian Rina Ajdari kërkoi një orë pauzë për konsultime shtesë.

Në rend dite të kësaj seance përveç këtij ligji është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për deputetët me ndryshimet e së cilës propozohet që deputetët të kenë vetëm një shtetësi.

Në vazhdimin e mëparshëm të seancës, zëvendësministri i Administratës Publike, Laze Jaqimoski, në shpjegimin e tij para deputetëve, theksoi se qeveria kalimtare, ose teknike, për zbatimin e zgjedhjeve të deputetëve në Kuvend, e vendosur si model ligjor, ose zgjidhje e përkohshme në kushte të krizës së theksuar politike dhe institucionale, kishte për qëllim të siguronte konsensus për organizimin dhe zbatimin e proceseve zgjedhore. Një model i tillë, siç tha ai, lindi nga marrëveshjet politike të arritura në vitin 2015 dhe u zbatua për herë të parë gjatë përgatitjes dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, dhe më pas në ciklet zgjedhore pasuese.

Vazhdimi i zgjidhjes ligjore i propozuar me zbatim të shtyrë, ka për qëllim të sigurojë stabilitet, siguri juridike dhe mbrojtje të interesit publik të qytetarëve nëpërmjet një përfundimi të plotë dhe konsistent të reformave të nisura.

"Për shkak të nevojës nga shfrytëzimi racional dhe i përgjegjshëm të financave publike, përforcimi i stabilitetit institucional dhe sigurimi i legjitimiteteve  të plota demokratike të Qeverisë si bartës i pushtetit ekzekutiv të zgjedhur nga Kuvendi, me këtë propozim-ligj vendoset një ornizë juridike e qartë dhe e zbatueshme e cila do t'i garantojë zgjedhjet korekte dhe transparente përmes institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje që do të elimijë zgjedhjet e përkohshme të vendosura me marrëveshje politike në të kaluarën. Zgjidhja ligjore e propozuar vendos një kornizë ligjore të qëndrueshme dhe të parashikueshme që rregullon, vendos një qeveri të qëndrueshme dhe realiste, përkatësisht teknike deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe shpërndarjes së mandateve sipas zonave zgjedhore nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e para të njëpasnjëshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të mbajtura pas ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, pas së cilës krijohen kushte për shfuqizimin e tij", theksoi Jaqimoski.

Me ndryshimet e Ligjit për Qeverinë bëhet edhe harmonizimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për organizimin hde punën e organeve të administratës shtetërore nga viti 2024, nga karakteri terminologjik në lidhje me harmonizimin e emrave të ministrive në kuadër të modelit të qeverisë teknike.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së 98-të janë edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për burimet minerale, Propozim-ligji për ndryshimin hde plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publike, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për lundrimin e brendshëm, të gjitha me procedurë të shkurtuar. sa/

Foto: Akrivi

Остани поврзан