Kuvendi duhet t'i konstatojë dorëheqjet e Bislimovskit dhe të Ristovskës
- Kuvendi sot do të mbajë seancën e 85-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale, Marko Bislimovski dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe konflikt interesi, Cveta Ristova. Në seancë pritet të gjendet edhe zgjedhja e Goce Naumovskit, për gjyqtar të ri kushtetues. Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, dy orë do të jenë për pyetjet e opozitës drejtuar kryeministrit dhe ministrave.
Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë seancën e 85-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale, Marko Bislimovski dhe të anëtares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe konflikt interesi, Cveta Ristova. Në seancë pritet të gjendet edhe zgjedhja e Goce Naumovskit, për gjyqtar të ri kushtetues. Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, dy orë do të jenë për pyetjet e opozitës drejtuar kryeministrit dhe ministrave.
Në rendin e ditës të seancës së 85-të janë: propozim-vendimi për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive individuale, propozimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, propozim-vendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje civile, dhe propozimi për emërimin e një anëtari (të angazhuar joprofesionalisht) të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve.

Deputetët përcaktuan nevojën për të miratuar një propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar, me të cilën parashikohet vazhdimi i afatit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje për pesë vjet të tjera, gjegjësisht ligji do të jetë i vlefshëm deri më 3 mars të vitit 2031.
Në lexim të parë janë propozim-ligji për prodhimin bujqësor organik dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në rendin e ditës së seancës është edhe propozim-rezoluta për respektimin e standardeve të procedurës së drejtë në gjykimin ndërkombëtar kundër ish-udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës. rq/
Foto: Printskrin