• сабота, 16 мај 2026

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 98-të

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 98-të

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të vazhdojë seanca e 98-të, në të cilën deputetët do të diskutojnë për më shumë propozim-ligje me procedurë të shkurtuar. 

Në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për burimet minerale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritete publike-private, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për navigacionin e brendshëm, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deputetët, të gjitha me procedurë të shkurtuar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан