• сабота, 16 мај 2026

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 100-të

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 100-të

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 100-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 17 pika.

Në mbledhjen e sotme deputetët do të diskutojnë rreth Propozim ligjit për ratifikim të Marrëveshjes kornizë për bashkëpunimin ushtarak mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, Poropozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Turiqisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes RMV-së dhe Bankës investuese evropiane lidhur me themelimin e përfaqësisë së Bankës investuese evropiane në Maqedoni të Veriut dhe Propozim ligji i plotësuar për Këshillin e prokurorëve publikë të RMV-së në lexim të dytë.

Në lexim të parë janë Propozim ligji për shtesën rinore, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zonat industriale-të gjelbra, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyruar social, Propoziom ligji për themelim të Fakultetit për shkenca mjekësore dhe shëndetësi në kuadër të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, të gjithë në lexim të parë dhe Propozim vendimi për miratim të Rpaortit vjetor për punën e Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2025.

Para deputetëve është shqyrtimi i raporteve vjetore të disa agjencive dhe komisioneve për vitin 2025 - Raporti vjetor për punën e Agjencisë për komunikime elektornike, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, Raporti vjetor për punën e Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radio Televizioni i Maqedonisë, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në rend dite janë edhe raportet e posaçme të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore të kryetarëve të komunave dhe këshilltarë në komunat në RMV dhe të Komisionit shtteëror për parandalim të korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhje të sërishme për kryetar të komunës së Gostivarit, kryetar të komunës së Vrapçishtit, kryetar të komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe për kryetar të komunës Qendër Zhupë - në vitin 2026. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан