• сабота, 16 мај 2026

Kuvendi deri më 20 korrik e vazhdoi gjendjen e krizës për shkak të rreziqeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës

Kuvendi deri më 20 korrik e vazhdoi gjendjen e krizës për shkak të rreziqeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës

Shkup, 16 prill 2026 (MIA) – Për shkak të rreziqeve të vazhdueshme nga shkeljet në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës, Kuvendi sot në seancë plenare e miratoi propozimin që të miratohet vazhdimi i afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendimin, i cili paraprakisht mori mbështetje edhe nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, gjendja e krizës vazhdohet deri më 20 korrik të vitit 2026, ndërsa do të vazhdojë të zbatohet nga 21 prilli i vitit 2026, pas publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare”. 

Në shpjegim deputetët ishin informuar se vazhdimi i krizës është i kushtëzuar nga gjendja e pafavorshme ndërkombëtare e sigurisë dhe energjetikës pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shkeljet serioze në transportin e naftës së papërpunuar, veçanërisht përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është një nga korridoret energjetike botërore kyçe. 

Sipas vlerësimeve të institucioneve kompetente, pas sulmeve të kryera në fund të shkurtit të këtij viti dhe bllokimit të njëpasnjëshëm të rrugëve detare, qarkullimi i naftës përgjatë Ngushticës së Hormuzit është ulur dukshëm, që krijon rrezik nga mungesa globale dhe rritja e çmimeve, me pasoja të drejtpërdrejta edhe ndaj tregut vendor.  

Qeveria tashmë ndërmerr një varg masash për zbutjen e pasojave nga gjendja e krizës, në mesin e të cilave edhe ulje të tatimit të vlerës së shtuar për karburantet dhe ulje të akcizave për dizelin dhe për benzinat pa plumb, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm. 

Propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës ishte harmonizuar me konkluzionet e grupit për vlerësim të rreziqeve dhe të Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza, të cilët vlerësuan se arsyet për shpalljen e saj ende nuk janë tejkaluar. 

Me votimin e sotëm Kuvendi i dha autorizim Qeverisë dhe institucioneve kompetente edhe në periudhën e ardhshme të vazhdojnë me menaxhim të vazhdueshëm me gjendjen dhe me zbatim të masave për sigurimin e furnizimit të sigurt me karburanteve. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан