Kundërshtarët e Trampit të gatshëm për protesta masive në SHBA
- Rreth 1.200 demonstrata janë planifikuar sot në mbarë SHBA-në, ndërsa organizatorët presin që kjo të jetë dita më e madhe e protestave kundër presidentit amerikan Donald Tramp dhe aleatit të tij, Ilon Mask.

Uashington, 5 prill 2025 (MIA) - Rreth 1.200 demonstrata janë planifikuar sot në mbarë SHBA-në, ndërsa organizatorët presin që kjo të jetë dita më e madhe e protestave kundër presidentit amerikan Donald Tramp dhe aleatit të tij, Ilon Mask.
Protestat e quajtura "Hands Off", do t'u japin mundësi kundërshtarëve të Trampit për të shprehur pakënaqësinë e tyre mbi politikat e jashtme dhe të brendshme të Trampit në SHBA.
"Kjo është një protestë masive që dërgon një mesazh shumë të qartë për Maskun, Trampin, kongresmenët republikanë dhe të gjithë aleatët e lëvizjes 'Bëjeni Amerikën përsëri të madhe' (MAGA) se ne nuk i duam duart e tyre në demokracinë tonë, komunitetet, shkollat, miqtë dhe fqinjët tanë...", tha Ezra Levin, bashkëthemelues i Indivisible, një nga grupet që organizuan ngjarjet e kësaj fundjave.
Shtëpia e Bardhë tani për tani është pa ndonjë koment.
Sipas të dhënave nga uebfaqja e aktivitetit, rreth 150 grupe aktivistësh janë regjistruar për të marrë pjesë.
Janë planifikuar protesta në 50 shtete, si dhe në Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Meksikë dhe Portugali.
Tubimet më të mëdha priten në Sheshin kombëtar në Uashington.
Foto: EPA