Kufizim i marzhës së çmimeve të plehrave për mbrojtjen e prodhimit bujqësor vendor
- Do të kufizohet marzha e çmimeve të plehrave artificiale dhe rritja e çmimeve të plehrave të tregun vendas. Siç kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, për 10 për qind do të ulet çmimi i shitjes i stoqeve të plehrave të cilat shitësit i kanë siguruar me çmime të mëparshme (më të larta).
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Do të kufizohet marzha e çmimeve të plehrave artificiale dhe rritja e çmimeve të plehrave të tregun vendas. Siç kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, për 10 për qind do të ulet çmimi i shitjes i stoqeve të plehrave të cilat shitësit i kanë siguruar me çmime të mëparshme (më të larta).
Këto çmime i ka miratuar Qeveria në seacën e sotme, ndërsa do të vlejnë deri më 31 maj të këtij viti.
Shtesë, informoi Tripunovski, vendoset detyrim për furnizim të vazhdueshëm të tregut me plehra artificiale. Tregtarët me pakicë obligohen që çdo muaj të sigurojnë dhe shesin të paktën 70% të sasisë mesatare të furnizuar gjatë vitit 2026, ndërsa tregtarët me shumicë obligohen të furnizojnë tregtarët me pakicë me të paktën 70% të sasisë mesatare të shitur.
Sipas ministrit, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka konstatuar rritje të çmimeve dhe ndryshime në marzhe, të cilat, varësisht nga kompania, varionin nga 15 deri në 60 për qind, dhe në disa raste, për plehrat speciale organike, pati një rritje të marzhit deri në 70 për qind, gjë që, tha, është e papranueshme.
"Që të parandalohet rritja e çmimeve dhe të ndihmohen bujqit dhe prodhimi bujqësor vendas, sot Qeveria miratoi Vendim me të cilin kufizohet marzhi i çmimit të plehrave artificiale. Vendimi i parë u referohet të gjitha personave juridikë dhe fizikë të regjistruar për prodhim dhe tregti me shumicë dhe pakicë, të cilët furnizojnë dhe shesin plehra inorganike, plehra organike, plehra organo-minerale, biostimulatorë dhe përmirësues të vetive të tokës. Marzha maksimale bruto e fitimit për plehrat inorganike, sipas këtij vendimi, përcaktohet në gjithsej deri në 5% në tregtinë me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë, ndërsa për plehrat organike, organo-minerale dhe biostimulatorët, marzha maksimale bruto e fitimit në tregtinë me shumicë do të jetë deri në 10%, ndërsa në tregtinë me pakicë gjithashtu deri në 10%. Me vendimin e dytë kufizohet rritja e çmimeve të plehrave në tregun vendor, përkatësisht bëhet korrigjimi i çmimeve të shitjes me ulje prej 10% për stoqet që shitësit i kanë siguruar me çmime të mëparshme (më të larta)", sqaroi Tripunovski.
Vendimet janë miratuar në bazë të konsultimeve dhe diskutimeve paraprake me importuesit e regjistruar të plehrave artificiale, por edhe pas një analize të kryer më parë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
"Qëllimi është të stabilizohet tregu, të ulen shpenzimet dhe të mbrohet prodhimi vendas. Nëse është e nevojshme, në të ardhmen do të merren masa shtesë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë, nënvizoi ministri. ls/