• вторник, 13 јануари 2026

KSHZ: Dalja në zgjedhjet e përsëritura lokale në rritje vetëm në Vrapçisht, në komunat e tjera ka ulje

KSHZ: Dalja në zgjedhjet e përsëritura lokale në rritje vetëm në Vrapçisht, në komunat e tjera ka ulje

Shkup, 11 janar 2026 (MIA)- Në zgjedhjet e përsëritura lokale për kryetar të komunave në Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë deri në orën 11 nga gjithsej 128.286 votues të regjistruar në 215 vendvotime, kanë votuar 3.553 votues, përkatësisht 3.32 %, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas të dhënave në Vrapçisht kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %, në Gostivar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %, Qendër Zhupë 168 votues, përkatësisht 2.22%, ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %.

Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna edhe atë: Vrapçisht ka rritje për 0.48 %, ndërsa Gostivar ka ulje për 1.96 %, Qendër Zhupë ulje për 2.61 % dhe Mavrovë dhe Rostushë poashtu ulje për 5.82 %.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан