KSHPK-ja ka nisur procedura ndaj 234 këshilltarëve në komuna të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratë për gjendje të pasurisë
- Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot njëzëri morën vendim të nisin procedura ndaj 234 këshilltarëve të zgjedhur në komunat e vendit, të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës për gjendjen e pasurisë dhe interesave brenda afatit të përcaktuar me ligj.
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) – Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot njëzëri morën vendim të nisin procedura ndaj 234 këshilltarëve të zgjedhur në komunat e vendit, të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës për gjendjen e pasurisë dhe interesave brenda afatit të përcaktuar me ligj.
Siç shpjegoi kryetari i Komisionit, Adem Çuçuli, analiza e evidencës elektronike ka treguar se rreth një e pesta e këshilltarëve në këshillat komunalë nuk e kanë dorëzuar deklaratën e detyrueshme, gjë që paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
Ai shtoi se në këtë numër nuk përfshihen këshilltarët nga Komuna e Kumanovës, për të cilët, siç theksoi, më parë është konstatuar mosrespektim i detyrimit dhe për të cilët tashmë janë lëshuar urdhëresa përkatëse kundërvajtëse.
Sipas analizës së kryer nga Sektori për Kontrolle pranë KSHPK-së, këshilltarë nga 61 komuna nuk e kanë dorëzuar deklaratën, për çka Komisioni do të veprojë veçmas për secilin rast. Për personat që nuk do ta paguajnë urdhrin për kundërvajtje të shqiptuar brenda afatit prej tetë ditëVE, do të inicohen procedura për kundërvajtje para Komisionit kompetent për kundërvajtje.
ÇuçulI rikujtoi se KSHPK-ja rregullisht publikon të dhëna për kontrollet e kryera, shkeljet e ligjit dhe gjobat e shqiptuara në ueb faqen e saj zyrtare, prandaj edhe emrat e këtyre këshilltarëve do të jenë publikisht të disponueshëm kur të fillojnë procedurat. ls/
Foto: Printskrin