Kryhet kontroll i jashtëzakonshëm inspektues, kuzhina në REK "Bitola" është mbyllur përkohësisht
- Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), dje, pas një njoftimi telefonik për helmim nga ushqimi në REK "Bitola", në bashkëpunim me ISHP Qendra për Shëndet Publik - Manastir, Insitutin për Shëndetin Publik - Shkup, dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në kuzhinën e operatorit që furnizon me ushqim REK "Bitola".
Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), dje, pas një njoftimi telefonik për helmim nga ushqimi në REK "Bitola", në bashkëpunim me ISHP Qendra për Shëndet Publik - Manastir, Insitutin për Shëndetin Publik - Shkup, dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në kuzhinën e operatorit që furnizon me ushqim REK "Bitola".
AUV njoftoi se në aksionin koordinues janë marrë mostra ushqimi dhe tamponë nga sipërfaqet e punës, duart dhe hunda e punonjësve në kuzhinë.
Në përputhje me Protokolli kombëtar për veprim në rast dyshimi për shfaqje të infeksioneve dhe intoksikimeve alimentare, kuzhina e operatorit të ushqimit është mbyllur përkohësisht, gjegjësisht është dhënë ndalesë për ushtrimin e veprimtarisë së përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit derisa të përfundojë procedura inspektuese dhe të merren rezultatet e rregullta nga analizat laboratorike të mostrave dhe tamponëve të marrë.
Në ndërkohë, nga REK "Bitola" konfirmuan se përkohësisht është mbyllur kuzhina, ndërsa punonjësit nga mbrëmë dhe sot marrin një vakt të thatë dhe të ftohtë, informojnë nga kombinati.
Gjatë ditës së djeshme, deri në orën 15 janë regjistruar 81 kontrolle në Repartin infektiv të ISHP Spitali Klinik - Manastir, ndërsa gjatë natës dhe paraditen e sotme ndihmë mjekësore janë kërkuar dhe 30 persona të tjerë.
Me kuzhinën në REK "Bitola" menaxhon hoteli "Molika", nga ku konfirmuan se problemi shëndetësor është një rast i izoluar, pasi çdo ditë nga kuzhina e hotelit për punëtorët në REK "Bitola" shpërndahen rreth 1,600 porcione ushqimi, ndërsa problem shëndetësor është regjistruar vetëm te disa punëtorë me pasqyrë klinike të lehtë. qa/
Foto: MIA