• понеделник, 15 декември 2025

Kryeministri australian e dënoi sulmin terrorist në plazhin Bondi si "akt të së keqes së pastër"

Kryeministri australian e dënoi sulmin terrorist në plazhin Bondi si

Sidnei, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri australian, Entoni Albaneze sot e dënoi sulmin terrorist në plazhin Bondi si "akt të së keqes së pastër", sepse policia konfirmoi se së paku 16 persona, përfshirë edhe një nga sulmuesit, e humbën jetën në sulmin e djeshëm, transmetoi DPA.

Dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj familjeve në pëazhin në Sidnei në ditën e parë të festivalit hebraik Hanuka.

Gjatë sulmit jetën e humbën së paku 16 persona, përfshirë edhe njërin prej sulmuesve, ndërsa 40 u plagosën, kumtoi policia në Uellsin e Ri Jugor (NSW), transmetoi agjencia gjermane. Policia kumtoi se sulmuesit e dyshuar të armatosur ishin një burrë 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar.

Albaneze në konferencën për shtyp sot në mëngjes deklaroi se dita duhej të ishte "festë e gëzueshme" në Bondi, por u "errësua përgjithmonë" nga ajo që ndodhi.

"Atë që pamë dje ishte akt i së keqes së pastër, akt i antisemitizmit, akt i terrorizmit në brigjet tona të lokacionit të njohur australian". Ai tha se Australia do të bëjë "gjithçka që nevojitet për ta çrrënjosur" antisemitizmin, transmetoi DPA.

"Australia asnjëherë nuk do t'u bidnet ndarjeve, dhunës apo urrejtjes dhe do ta tejkalojmë këtë së bashku. Refuzojmë t'u lejojmë të na ndajnë si komb", tha Albaneze dhe shtoi se shteti do t'i sigurojë të gjitha resurset e nevojshme për t'iu përgjigjur kësaj të keqe.

"Dje ishte një ditë me të vërtetë e errët në historinë e kombit tonë. Por, ne si komb jemi më të fuqishëm nga frikacakët që e bënë këtë", tha Albaneze duke paralajmëruar se sot flamujt do të "jenë në gjysmë shtizë në tërë vendin". ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан