Kryeministri Mickoski merr pjesë në Samitin 2026, në organizim të "Maqedonia 2025"
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Shkup do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit 2026 në organizim të "Maqedonia 2025", i cili këtë vit mbahet nën moton "Pas 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit".
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Shkup do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit 2026 në organizim të "Maqedonia 2025", i cili këtë vit mbahet nën moton "Pas 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit".
Në hapjen e samitit fjalime hyrëse do të mbajnë kryesuesi i Bordit të drejtorëve të "Maqedonia 2025", Viktor Mizo, bashkëthemeluesi i organizatës, Majk Zafirovski dhe drejtoresha ekzekutive Nikica Mojsoska-Blazhevska.
Samiti do të bashkojë numër të madh liderësh nga vendi dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, institucione dhe ekspertë, ndërsa në fokus do të jenë rritja ekonomike, konkurrenca, investimet, infrastruktura, transformimi digjital, intelegjenca artificiale dhe roli i diasporës në zhvillimin e Maqedonisë.
Në mënyrë shtesë, do të diskutohet edhe për lidershipin, inovacionet, ardhmërinë e institucioneve dhe bashkëpunimin rajonal.

Mbrëmë, në prag të Samitit dyditor tradicional "Maqedonia 2025", presidentja Gordana Siljanovska-Davkova organizoi pritje, në të cilën u ndau mirënjohje për kontribut pjesëtarëve të diasporës.
Presidentja uroi fituesit e sivjemë të mirënjohjes "Maqedonia 2025", dr. Içak Kalderon Adizhes, Elizabet Naumovski dhe Antonio Tërpevski, duke theksuar se me punën e tyre në shkencë, biznes, kulturë, filantropi dhe mbështetje të të rinjve, ata lënë gjurmë të qëndrueshme këtu, por edhe mbarë botën, e në të njëjtën kohë janë motivim për gjeneratat e ardhshme.
Mirënjohja, në bashkëpunim me "Maqedonia 2025", u ndahet figurave të shquara nga diaspora për kontributin e tyre në ruajtjen dhe afirmimin e traditave dhe vlerave historike, kulturore dhe shpirtërore, si dhe përforcimin e interesave dhe kapaciteteve kombëtare dhe shtetërore. bsh/
Foto: Arkiv