• среда, 01 април 2026

Kremlini me reagim të ftohtë ndaj propozimit të Zelenskit për "armëpushim energjetik" për Pashkët

Kremlini me reagim të ftohtë ndaj propozimit të Zelenskit për

Moskë, 31 mars 2026 (MIA) - Kremlini sot reagoi ftohtë ndaj propozimit të Ukrainës për vendosjetë "armëpushimit energjetik" gjatë festave të Pashkëve, duke thënë se nuk ka parë propozim të hollësishëm për armëpushim dhe në vend të kësaj angazhohet për marrëveshje paqësore gjithpërfshirëse.

Volodimir Zelenski paraprakisht deklaroi se aleatët e Ukrainës e "sinjalizuan" Kievin për mundësinë për tejkalim të përpjekjeve me rreze të gjatë veprimi ndaj sektorit rus të naftës për shkak të rritjes së çmimeve globale të energjisë, ndërsa presidenti ukrainas më pas deklaroi se Ukraina është e gatshme ta bëjë atë nëse Rusia ndalon së sulmuari sistemin energjetik ukrainas.

Zelenski deklaroi se Kievi është i hapur për armëpushim të Pashkëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, qartë bëri me dije se Moska është skeptike ndaj ofertës së presidentit ukrainas, edhe pse Kievi në ditët e fundit vazhdimisht e sulmoi portin baltik rus Ust-Luga.

"Në deklaratat e Zelenskit që i lexuam, nuk pamë kurfarë nisme të formuluar qartë lidhur me armëpushimin e Pashkëve", u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

"Zelenski duhet të marrë prëgjegjësi he të sjellë vendik adekuat për të arritur paqe, dhe jo vetëm armëpushim", shtoi Peskov dhe paralajmëroi se çmimi i paqes për Kievin do të jetë më i madh, aq më gjatë që e prolongon Zelenski. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан