Kremlini i dërgoi mesazh Ukrainës: Sa më shumë që prisni, aq më e vështirë do bëhet
- Moska, forcat e së cilën po përpiqen të marrin kontrollin mbi Pokrovskoen në Ukrainën lindore, i akuzoi përfaqësuesit ukrainas se refuzojnë të marrin pjesë në negociatat e paqes.
Moskë, 13 nëntor 2025 (MIA) - Moska, forcat e së cilën po përpiqen të marrin kontrollin mbi Pokrovskoen në Ukrainën lindore, i akuzoi përfaqësuesit ukrainas se refuzojnë të marrin pjesë në negociatat e paqes.
Kievi thotë se kushtet e Moskës për përfundimin e luftës janë të papranueshme dhe janë ekuivalente me kërkesën që Ukraina të dorëzohet.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, deklaroi për gazetarët sot se Rusia mbetet e hapur për zgjidhje politike dhe diplomatike dhe dëshiron paqe.
Nëse kjo nuk është e mundur, Peskov tha se Rusia do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur sigurinë e saj në interes të brezave të ardhshëm.
Peskovi tha se "pala ukrainase duhet ta dijë se herët apo vonë do të duhet të negociojë, por nga një pozitë më e keqe". "Pozita e regjimit të Kievit do të përkeqësohet nga dita në ditë", shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
Mediat ruse të martën cituan një funksionar të Ministrisë së Punëve të Jashtme se Rusia është e gatshme t'i vazhdojë bisedimet e paqes me Ukrainën në Stamboll.
Nga takimi në qytetin më të madh në Turqi më 23 korrik, nuk ka pasur takim ballë për ballë mes dy vendeve.
Në takimin në fund të korrikut, i cili zgjati vetëm 40 minuta, pala ukrainase propozoi takim në gusht mes presidentit të tij, Volodimir Zelenski dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Pastaj Kremlini njoftoi se Putini është i gatshëm për një mbledhje të tillë, por vetëm nëse ai do të jetë në Moskë, të cilën Kievi e hodhi poshtë. qa/