Kostarika dhe SHBA-ja sekuestruan gjithsej katër ton kokainë në Paqësor
- Kostarika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një operacion të përbashkët në Oqeanin Paqësor sekuestruan gjithsej katër ton kokainë, që Ministria e Sigurisë në Kostarikës e ka definuar si sekuestrim historik.
San Hoze, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kostarika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një operacion të përbashkët në Oqeanin Paqësor sekuestruan gjithsej katër ton kokainë, që Ministria e Sigurisë në Kostarikës e ka definuar si sekuestrim historik.
Në aksion u arrestuan dy shtetas kolumbianë.
Ky sekuestrim vjen në një kohë kur Kostarika, e cila konsiderohej një nga vendet më të sigurta në Amerikën Qendrore, vërehet një rritje e krimit që lidhet me trafikimin e drogës. Vendi regjistroi 16,6 vrasje për 100.000 banorë vitin e kaluar, që është dyfish më shumë se mesatarja.
Gjithsej 81 ton drogë është sekuestruar në Kostarikë midis vitit 2022 dhe 2024. Për shkak të rrezikut në rritje, Uashingtoni dha një paralajmërim për qytetarët e SHBA-së të cilët udhëtojnë në këtë vend.
Si pjesë e luftës kundër lëndëve narkotike, në qershor, policia e Kostarikës arrestoi ish gjyqtarin dhe ish ministrin e Sigurisë, Selsio Gamboa, i cili aktualisht është në pritje të ekstradimit në SHBA për akuzat e trafikimit të drogës. rq/
Foto: arkivi/ilustrim