• понеделник, 15 декември 2025

Kos: Vazhdimi i procesit inkuadrues është mënyra e vetme për sigurim të paqes dhe prosperitetit në Ukrainë

Kos: Vazhdimi i procesit inkuadrues është mënyra e vetme për sigurim të paqes dhe prosperitetit në Ukrainë

Bruksel, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Është mirë që tempoja e negociatave paqësore për Ukrainën u përshpejtua dhe jam shumë e lumtur që në to rol kyç luan procesi inkuadrues, sepse çdoherë kur bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme në histori përmes inkuadrimit drejt Unionit mund të merrnim përgjigje të mirë dhe jam e sigurt se kjo do të ndodhë edhe kësaj radhe, deklaroi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Bruksel.

"Shohim se anëtarësimi i Ukrianës në BE është spirancë politike e garancave të sigurisë. Kjo është e rëndësishme për Ukrainën, e gjithashtu edhe për BE-në. Mënyra e vetme për të siguruar paqe dhe prosperitet në Ukrainë është të vazhdojmë me procesin inkuadrues dhe mu këtë po e bëjmë për momentin", tha Kos, duke shtuar se Komisioni evropian javën e kalaur mori udhëzime të rëndësishme nga vendet anëtare për t'i shqyrtuar klasterët 1, 2 dhe 6 në nivel teknik, ndërkaq diçka të tillë pret edhe për Moldavinë.

Sipas Kos, përmes procesit të inkuadrimit Ukraina mund të bëhet më prosperuese, më stabile dhe më demokratike, që është me rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe për Bashkimin Evropian.

Eurokomisarja theksoi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk filloi me luftën në vitin 2022, por kur Kievi vendosi të niset në rrugën evropiane me arritjen e marrëveshjes për tregti të lirë me BE-në, prandaj është shumë me rëndësi që çështja për anëtarësim është pjesë e negociatave paqësore të Ukrainës dhe me rëndësi është të sigurohet që askush të mos e kundërshtojë pranimin e vendit në Union.

Sipas saj, pavarësisht se kur do të fillojnë negociatat për anëtarësim sipas klasterëve, Ukraina duhet të vazhdojë me zbatimin e reformave, siç po e bën atë edhe tani, prëderisa bombat po bien mbi vendin. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан