Kos: Mund t'ju garantoj se Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së
- Komisioni evropian, anëtarësimin ukrianas në BE e sheh si garancë të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën, prandaj jam e sigurt se nuk ka lëshime nga integrimi evropian i vendit, deklaroi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos para fillimit të Këshillit të sotëm për punë të jashtme të Unionit.
Bruksel, 29 janar 2026 (MIA) - Komisioni evropian, anëtarësimin ukrianas në BE e sheh si garancë të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën, prandaj jam e sigurt se nuk ka lëshime nga integrimi evropian i vendit, deklaroi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos para fillimit të Këshillit të sotëm për punë të jashtme të Unionit.
"Ukraina do të bëhet anëtare Bashkimit Evropian, këtë mund t'ua garantoj", theksoi Kos.
Ajo shtoi se e kupton frustrimin e ukrainasve dhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski që inkuadrimi nuk mund të lëvizë shpejtë, por siç theksoi, ai është proces që varet nga vullneti i 27 vendeve-anëtaredhe kjo duhet të merret parasysh.
"Megjithatë, përparuam shumë. Për më pak se një vit arritëm të bëjmë skrining për të gjithë klasterët, ndërsa tre klasterë tashmë joformalisht janë hapur dhe vetëm duhet të zbatohen reformat", tha Kos.
Sipas saj, vetëm Ukraina, së bashku me BE-në, mund të vendosë nëse do të bëhet anëtare e BE-së apo jo.
"Ata vendosën se duan dhe ne ua ndamë statusin e tanishëm. Tani ky është projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Ukrainës për integrim në BE. Do të punojmë deri në fund që të arrijmë konsensus çfarë na nevojitet për këtë proces. Mënyra e vetme është të vazhdojmë të punojmë me Hungarinë dhe kjo është që po bëjmë", shtoi Kos.
Ajo theksoi se në Këshillin e sotëm do të bisedohet për atë se çfarëmund të bëjë BE-ja plus për t'u përballur me krizën energjetike në Ukrainë, si mund të kontribuojë për sigurimin e paqes në vend dhe posaçërisht çfarë mund të bëjë pasi që të vendoset paqja.
Sipas saj, lajmet që vijnë pothuajse çdo mëngjes nga Ukraina janë të tmerrshme dhe atë që po bën Rusia me bombardimin e njerëzve përderisa ndodhen në shtëpitë e tyre dhe po ngrihen, është larg luftës dhe paraqet terror shtetëror. ab/
Foto: МIА Arkivi