• петок, 05 декември 2025

Koreja e Veriut sërish lëshon raketë balistike

Koreja e Veriut sërish lëshon raketë balistike

 Seul, 7 nëntor 2025 (MIA) - Koreja e Veriut ka lëshuar sërish një raketë balistike në Detin Japonez, njoftoi këtë mëngjes armata e Koresë së Jugut.

Edhe Qeveria japoneze konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike, e cila ra jashtë zonës ekonomike.

 Kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi deklaroi se nuk ka informacione për ndonjë dëm material.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан