Koreja e Veriut sërish lëshon raketë balistike
- Koreja e Veriut ka lëshuar sërish një raketë balistike në Detin Japonez, njoftoi këtë mëngjes armata e Koresë së Jugut.
Seul, 7 nëntor 2025 (MIA) - Koreja e Veriut ka lëshuar sërish një raketë balistike në Detin Japonez, njoftoi këtë mëngjes armata e Koresë së Jugut.
Edhe Qeveria japoneze konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike, e cila ra jashtë zonës ekonomike.
Kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi deklaroi se nuk ka informacione për ndonjë dëm material.
Foto: Arkivi i MIA-s