Konferencë mbi prioritetet në eurointegrime
- Në organizim të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) sot në Shtëpinë Evropiane në Shkup do të mbahet konferencë e nivelit të lartë ku do të diskutohet për prioritetet kyçe të lidhura me procesin e inkuadrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë, Delegacionit të BE-së, partnerëve social dhe organizatave civile nga Maqedonia e Veriut.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Në organizim të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) sot në Shtëpinë Evropiane në Shkup do të mbahet konferencë e nivelit të lartë ku do të diskutohet për prioritetet kyçe të lidhura me procesin e inkuadrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë, Delegacionit të BE-së, partnerëve social dhe organizatave civile nga Maqedonia e Veriut.
Në hapjen e konferencës do të mbajnë fjalim zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, zëvendës shefi i Delegacionit të BE-së në vend Ben Nupnau dhe Violeta Jeliq, kryetare e Komitetit për ndjekjen e situatës në Ballkanin Perëndimor pranë Komitetit Social dhe Ekonomik Evropian. sa/
Foto: Poster