Konferenca e tretë rajonale e kontabilistëve
- Nën moton "Gjeneratë me vizion - Profesion me të ardhme", sot në Shkup do të mbahet Konferenca e tretë rajonale e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.
Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Nën moton "Gjeneratë me vizion - Profesion me të ardhme", sot në Shkup do të mbahet Konferenca e tretë rajonale e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.
Siç është paralajmëruar, konferenca do të bashkojë mbi 1.000 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të institucioneve, organizatave profesionale, komunitetit akademik dhe sektorit afarist, ndërkaq fjalë përshëndetëse do të kenë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe kryetarja e Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar (ISOS), Vesna Prentoska.
Në konferencë janë paraparë panel-diskutime dhe sesione tematike kushtuar transformimit digjital ntë profesionit kontabilist, harmonizimi me standardet ndërkombëtare, si dhe roli i profesionit në ambientin bashkëkohor ekonomik. Është paraparë edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim mes ISOS dhe Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Memorandumin do ta nënshkruajnë kryetarja e ISOS, Vesna Prentoska dhe kryetari i Odës, Branko Azeski.
Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe Panairi i digjitalizimit, ku do të prezantohen zgjidhje bashkëkohore softuerike dhe vegla dedikuar kontabilsitëve.
Sipas ISOS, vëmendje e posaçme në konferencë i kushtohet të rinjve, përmes mbajtjes së sesionit podkast "Më shumë se vetëm numra", ku do të hapet diskutimi për shkathtësitë e reja, pritjet dhe mundësitë për gjeneratën e re të kontabilistëve, si dhe rolin e tyre në transformimin e profesionit. ab/
Foto: ISOS