Konferenca "Biznes me integritet për një ekonomi konkurruese"
- Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) sot organizon një konferencë, "Biznes me integritet për një ekonomi konkurruese", në të cilën do të jetë e hapur tema për rëndësinë në rritje të integritetit, transparencës dhe pajtueshmërisë si parakushte për një ekonomi të suksesshme dhe konkurruese.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) sot organizon një konferencë, "Biznes me integritet për një ekonomi konkurruese", në të cilën do të jetë e hapur tema për rëndësinë në rritje të integritetit, transparencës dhe pajtueshmërisë si parakushte për një ekonomi të suksesshme dhe konkurruese.
Konferenca do të ofrojë njohuri praktike se si praktikat etike dhe të përgjegjshme të biznesit kontribuojnë në uljen e rreziqeve të korrupsionit, ndërtimin e besimit dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillim, qasje në treg dhe partneritete, duke përfshirë bashkëpunimin me kompanitë e huaja që vlerësojnë gjithnjë e më shumë standardet e integritetit tek NVM vendase.
Do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet, bashkësia ndërkombëtare dhe sektori i biznesit, ndërsa janë paralajmëruar fjalime nga Pavel Usvatov, drejtor i Programit të sundimit të ligjit, KAS për Evropën Juglindore,ambasadorja gjermane Petra Dreksler dhe zëvendës-shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ben Nupnau.
Se si integriteti dhe praktikat transparente të biznesit përforcojnë konkurrueshmërinë e NVM-së, rrisin besimin dhe përmirësojnë mjedisin e biznesit është tema e diskutimit në panel, në të cilin, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, kryetari i KSHPK-së Adem ÇuçulI, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, kryetarja e Shoqatës së grave në biznes Valentina Disoska, si dhe menaxherja financiare dhe zyrtarja e Pajtueshmërisë në Markart Maqedoni, Snezhana Zdraveska.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit të bashkëfinancuar nga BE-ja "Biznes me integritet në Maqedoninë e Veriut - Mobilizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) si lider kundër korrupsionit". rq/
Foto: Konrad Adenauer