• сабота, 16 мај 2026

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Nga atje gjithashtu kujtojnë edhe për regjimin sezonal të trafikut - nga 15 prilli, rruga Ohër - Resnjë përmes parkut kombëtar Galiçica është e hapur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3.5 ton.

Foto: MIA

 

Остани поврзан