• четврток, 25 декември 2025

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, mjegull në drejtimet rrugore Negotinë - Gradsko dhe Negotinë - Demir Kapi

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, mjegull në drejtimet rrugore Negotinë - Gradsko dhe Negotinë - Demir Kapi

Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.  Për shkak të mjegullës, vërehet dukshmëri e ulur prej 50 - 60 m. në drejtimet rrugore Negotinë - Gradsko dhe Negotinë - Demir Kapi, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM informojnë se sot në orën 10:00 nga ana e popullatës lokale në fshatin Dvorishte, është paralajmëruar tubim publik në Rrugën rajonale P-1302 (Berovë - Strumicë) në vendin e quajtur "Studeneco", me ç'rast komunikacioni do të bllokohet, ndërsa shoferët të cilët qarkullojnë në drejtimin rrugor Strumicë - Berovë, t'i shfrytëzojnë drejtimet alternative rrugpre.

Përkujtim për shoferët se prej 15.11.2025 filloi obligimi ligjir për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан