Komuna e Çairit: BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit!
- Shkup, 25 mars 2026
Shkup, 25 mars 2026
*BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit!*
Sot u dëshmua qartë se një subjekt politik, respektivisht BDI po tenton të manipulojë opinionin publik me informata të pavërteta për Sheshin “Skënderbeu” dhe territorin e Komunës së Çairit.
Pamjet e publikuara nga subjekti në fjalë, nuk i përkasin as këtij sheshi dhe as territorit të Komunës së Çairit, por një segmenti tjetër në zonën e ish “Most”-it, e që është jashtë kompetencave të Komunës së Çairit.
Ky është një tregues i qartë se disa nuk i njohin madje as kufijtë elementarë të Çairit.
Në videon e bashkëngjitur mund të shihet qartë ndarja territoriale: çfarë i takon Komunës Çair dhe çfarë Komunës Qendër.
https://www.swisstransfer.com/d/256ca545-de02-49a5-9ec0-9f3e92a72432
Dezinformimi i qëllimshëm dhe përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësitë janë të papranueshme.
Qytetarët meritojnë të vërtetën, informacion të saktë dhe të verifikuar, si domosdoshmëri e përgjegjësive tona institucionale.
Komuna e Çairit
Foto: MIA