• сабота, 16 мај 2026

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të zgjedhë anëtar të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të zgjedhë anëtar të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Shkup, 16 prill 2026 (MIA) – Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet të mbajë debat publik dhe të përcaktojë propozim listën për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. 

Komisioni së pari do të mbajë debat publik në të cilin do të përcaktojë propozim listën nga kandidatët e paraqitur pas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Janë paraqitur shtatë kandidatë për anëtar të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit janë paraqitur kandidatët Mile Stojanovski, Kadrije Mustafa, Usein Elezoski, Zhaklina Damçeska, Kire Vasilev, Irfan Limani dhe Daniela Stojanovska Xhingovska. 

Pastaj në mbledhjen tjetër të caktuar për në orën 14:00 do të përcaktohet propozim lista për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан