• среда, 18 март 2026

Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi ATO për shkak të mungesës së kuadrit dhe ekspertëve teknikë

Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi ATO për shkak të mungesës së kuadrit dhe ekspertëve teknikë

Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) – Komisioni kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve në vitin 2025 nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi organet e autorizuara, as mbi operatorët dhe Agjencinë Teknike – Operative (ATO), tregon raporti vjetor për vitin 2025, të cilin e miratuan sot anëtarët e Komisionit dhe e dërguan në Kuvend.

Komisioni, gjatë vitit të kaluar ka mbajtur katër mbledhje, por, sipas raportit, për shkak të përbërjes së pakompletuar dhe mungesës së ekspertëve teknikë të angazhuar, nuk ka pasur në dispozicion mundësi teknike të kryejë mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve. 

Në raport theksohet se Komisioni në vitin 2025 ka mbajtur katër mbledhje. Në mbledhje ishin shqyrtuar raporte vjetore, plane financiare dhe materiale në lidhje me punën e ATO dhe të Prokurorisë Publike, por nuk ishte kryer mbikëqyrje mbi ATO, edhe pse kjo është një nga kompetencat kyçe ligjore të Komisionit. 

Raporti shpjegon se Komisioni nuk kreu mbikëqyrje sepse përbërja e tij ishte e paplotësuar dhe vazhdimisht i mungonin ekspertë teknikë. Në thirrjen publike për angazhimin e dy ekspertëve, aplikoi vetëm një kandidat, i cili nuk i plotësonte kriteret e përzgjedhjes. Për shkak të kësaj, Komisioni nuk kishte mbështetje teknike për të analizuar dokumentacionin, për të kontrolluar sistemet dhe për të kryer inspektime në terren në ATO.

Në konkluzionin e raportit, Komisioni tregon se mungesa e kuadrit dhe mbështetja teknike dukshëm e ka kufizuar kapacitetin e saj që ta kryejë mbikëqyrjen parlamentare, i cili është me rëndësi thelbësore për kontroll mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve dhe për mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан