• сабота, 16 мај 2026

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime do të formojë Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KSHPK-së

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime do të formojë Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KSHPK-së

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seancë e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Në rend dite është formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). 

Për vendin e lirë në Komisionin antikorrupsion pas dorëheqjes së Cveta Ristovska, në shpalljen e mëparshëm ishin paraqitur pesë kandidatë. 

Shpallja e mëparshme për anëtar të KSHPK-së u anulua për shkak të dyshimeve për kandidaturë të donatorëve partiakë. Sipas ligjit, kandidati për anëtarë të KSHPK-së nuk duhet të ketë qenë donator i një partie në 10 vitet e fundit.  

Cveta Ristovksa më 13 shkurt të këtij viti paraqiti dorëheqje të parevokueshme  nga KSHPK-ja pasi Komisoni, në të cilin ajo punonte, kundër saj hapi lëndë, për shkak se dolën informacione se një kompani marketingu e djalit të saj kishte qenë e angazhuar gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, duke marrë pagesa për fushatat e kandidatëve të atëhershëm, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, të cilat ajo nuk i ka paraqitur në fletën anketuese. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан