Komisioni për Antikorrupsion nuk vërtetoi konflikt interesi te drejtori i SHPPP-së dhe kompanisë "Siti autsorsing"
- Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme nuk vërtetoi konflikt interesi te drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski dhe kompanisë "Siti autsorsing", për të cilën LSDM-ja opozitare pretendonte se ishte në pronësi të babait të tij dhe se merrte tenderë nga institucionet shtetërore.
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme nuk vërtetoi konflikt interesi te drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski dhe kompanisë "Siti autsorsing", për të cilën LSDM-ja opozitare pretendonte se ishte në pronësi të babait të tij dhe se merrte tenderë nga institucionet shtetërore.
Procedurën të cilën e zhvillonte Komisioni për Antikorrupsion është ndërprerë.
Sofija Spasovska-Medarska, anëtare e KSHPK-së, thotë se në të kaluarën ka pasur një lidhshmëri midis anëtarëve të familjes së drejtorit aktual dhe asaj kompanie, por për momentin një lidhshmëri e tillë nuk ekziston.
"Nuk ka as marrëdhënie pronësie dhe as menaxhimi midis zyrtarit ose një anëtari të familjes së tij. Sistemi elektronik i furnizimit publik tregon se nuk ka të dhëna për kontratat e lidhura midis kompanisë së lartpërmendur dhe institucionit të menaxhuar nga zyrtari", tha Spasovska-Medarska.

Më parë, LSDM-ja opozitare akuzoi se 161 tenderë dyshohet se ka marrë një kompani e afërt me drejtorin e shërbimit qeveritar. Tomovski i hodhi poshtë akuzat dhe tha se askush nga familja e tij e ngushtë nuk ka pronësi në kompaninë e përmendur nga partia opozitare. Ai i bëri thirrje KSHPK-së dhe Prokurorisë publike që të hapin çështjen dhe ta zgjidhin atë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vetëm në këtë mënyrë, siç theksoi ai, mund ta dëshmojë pafajësinë e tij.
Foto: arkivi i MIA-s