• петок, 15 мај 2026

Komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe sport pranoi vërejtjet e Qeverisë për Univesitetin "Nënë Tereza"

Komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe sport pranoi vërejtjet e Qeverisë për Univesitetin

Gostivar, 12 maj 2026 (MIA) - Në seancën e fundit të 24-të të Komisionit kuvendor për arsim, shkencë dhe sport, u pranuan të gjitha vërejtjet e Qeverisë të cilat i referohen vendimeve statutore të Universitetit "Nënë Tereza". Në shpjegimin e dhënë para deputetëve dhe anëtarëve të komisionit, u tha se ato i referohen ndryshimeve teknike të cilat janë në përputhje me rregulloret ligjore. 

Me vendimin Statutor për ndryshimin dhe plotësimin në Statutin e Universitetit "Nënë Tereza" ka bërë ndryshime në vulë dhe në vulën ku duhet të shfaqet emri i universitetit në gjuhën maqedone, shqipe dhe anglishtë. Ndryshime u kërkuan edhe në diplomat dhe shtesat që u lëshohen studentëve, ku do të ruhet i njëjti rend i gjuhëve.

"Me një nen të ri nga vendimi Statutor, ka ndryshime që "Veshje e rektorit është në ngjyrë të kuqe të errët me një shtesë blu dhe blu të errët. Veshja e prorektorëve, dekanëve dhe prodekanëve është në ngjyrë blu të errët, me një shtesë blu të çelët dhe të bardhë", shtoi kryetarja e komisionit, Ivanka Vasilevas.

Në shpjegimin e përfaqësuesit të universitetit, Bujamin Vela, u tha se po bëhen ndryshime edhe në Statut, ku në nenin 1, paragrafi 1, dhe kështu lidhëza "dhe" zëvendësohet me presje, dhe pas fjalëve "Fakulteti i Shkencave Shoqërore" shtohen fjalët "Fakulteti i Drejtësisë, "Fakulteti i Ekonomisë" dhe "Fakulteti i Shkencave Humane". Ai vuri në dukje se ndryshimet vijnë nga rregulloret ligjore dhe rekomandimet nga MASH.

Vërejtjet u pranuan unanimisht, pas së cilës u konstatua se Komisioni ta njoftojë me shkrim Komisionin Legjvënës-juridik të Kuvendit, në mënyrë që të veprojë në përputhje me nenin 207, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit. rq/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан