• петок, 15 мај 2026

Komisioni i Kuvendit për kulturë dhe turizëm do ta shënojë 80-të vjetorin e botimit të gramatikës së parë të gjuhës maqedonase nga Krume Kepeski

Komisioni i Kuvendit për kulturë dhe turizëm do ta shënojë 80-të vjetorin e botimit të gramatikës së parë të gjuhës maqedonase nga Krume Kepeski

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për Kulturë dhe Turizëm do ta shënojë 5 Majin - Ditën e gjuhës maqedonase dhe 80-të vjetorin e botimit të gramatikës së parë të gjuhës maqedonase "Gramatika e Maqedonisë" nga Krume Kepeski.

Fjalë përshëndetëse në hapjen e ngjarjes do të kenë Saranda Imeri Stafai, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm dhe Vesna Bendevska, nënkryetare e Komisionit.

Fjalime tematike mbi rëndësinë e studimit të gjuhës maqedonase në arsim, me fokus në gramatikën e Kepeskit, do të kenë deputetet Daniela Hristova, Ivanka Vasilevska, Velika Stojkova-Serafimovska dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe profesorët universitar Dimitar Pandev, Vasil Drvoshanov dhe Jovanka Kepeska. sa/

Foto: MIA Arkivi

 

Остани поврзан