• понеделник, 15 декември 2025

Kolumbi: Së paku 16 maturantë e humbën jetën gjatë rrëzimit të autobusit në humnerë të thellë 80 metra

Kolumbi: Së paku 16 maturantë e humbën jetën gjatë rrëzimit të autobusit në humnerë të thellë 80 metra

Medelin, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Një autobus që transportonte nxënës gjatë një ekskursioni të maturës u rrëzua në një humnerë të thellë 80 metra në Kolumbi.

"Mbi 12 persona" i humbën jetët, theksoi guvernatori i rajonit Antiokia në veriperëndim të vendit. Rreth 20 persona të tjerë janë lënduar.

Pa cekur burime, mediumet kumtuan për së paku 16 të vdekur.

Nxënësit nga klasa e 11-të, e fundit, po ktheheshin nga pushimi në plazhin në brigjet e Karaibeve në Belo, në afërsi të Medelinit, kur ndodhi fatkeqësia. Sipas raportimeve në mediume, në autobusin që ra në humnerë në rajonin rural jo larg Segovisë ka pasir rreth 40 udhëtarë.

Të lënduarit janë dërguar në spital. Sipas informatave zyrtare, shumica prej tyre janë të moshës mes 16 dhe 18 vjeç.

"Sot është ditë pikëllimi për Antiokinë", tha guvernatori.

Administrata nacionale për siguri në komunikacionin rrugpr po heton shkakun e fatkeqësisë. ab/

Foto: Х

 

Остани поврзан