Klinton u pajtua të dëshmojë para Kongresit në hetimin për Epstinin
- Ish presidenti amerikan Bill Klinton u pajtua të dëshmojë para Kongresit amerikan në hetimin e udhëhequr nga republikanët për të dënuarin e ndjerë për krime seksuale, Xhefri Epstin, njoftuan mediumet amerikane.
Uashington, 3 shkurt 2026 (MIA) - Ish presidenti amerikan Bill Klinton u pajtua të dëshmojë para Kongresit amerikan në hetimin e udhëhequr nga republikanët për të dënuarin e ndjerë për krime seksuale, Xhefri Epstin, njoftuan mediumet amerikane.
Televizioni Si-En-En dhe gazeta "Nju-Jork Tajms" njoftuan se Klintoni ka lëshuar pe për ta shmangur kërëcnimin nga porocedura për mosrepsektimin e Kongtresit, njoftoi DPA.
Klintoni paraprakisht refuzonte të dëshmojë. Ish-presidenti demokrat dhe bashkëshortja e tij, Hilari Klinton, kanë akuzuar kryesuesin republikan me Komitetin për mbikëqyrje së përfaqësuesve, Xhejms Komer, për udhëheqjen e hetimit të motivuar politikisht, që ishte "i projektuar fjalë për fjalë për mbylljen e atyre në burg".
Fillimisht ishte e paqartë nëse Komer tani do ta pranonte ofertën e Klintonit dhe nëse ish-presidenti do të ishte në gjendje të shmangte gjyqin.
Xhefri Epstin, financues nga Nju-Jorku, drejtoi një rrjet trafikimi seksual për vite me radhë. Ai u akuzua për abuzim seksual të vajzave të mitura në lokacione, duke përfshirë Nju-Jorkun dhe Floridën. Epstin vdiq në burg në vitin 2019 në moshën 66 vjeçare, para se të siguroheshin aktgjykime të mëtejshme.
Lidhjet e gjera të Epstinit mes elitës politike dhe të biznesit kanë nxitur spekulime rreth fushëveprimit të skandalit dhe përfshirjes së figurave të shquara. bsh/
Foto: MIA arkiv